Jurgen Klopp merr një lajm të mirë para finales me Tottenham

Roberto Firmino është kthyer të stërvitet me skuadrën pak ditë para finales së Champions League që Liverpool do të luajë kundër Tottenham.

“Të Kuqtë” kanë konfirmuar se sulmuesi ka punuar ditën e sotme bashkë me shokët e skuadrës, që është grumbulluar në Marbela, Spanjë.

Roberto Firmino ka munguar në ndeshjet e fundit të Premier League dhe ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Barcelona-s për shkak të një problemi muskulor, por pritet të jetë gati për finalen që do të zhvillohet në Madrid.

Braziliani do të monitorohet nga stafi mjekësor i klubit dhe do të zhvillojë disa seanca të specializuara gjatë kësaj jave. Liverpool dhe Tottenham do të përballen në finalen e Champions League më 1 qershor dhe skuadra e Klopp shihet si favorite për të ngritur trofeun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here