Kroos paralajmëron Pogban: Për mua nuk ndryshon asgjë

Mesfushori gjerman këmbëngul se nuk do të heqë dorë nga vendi startues i formacionit nëse ylli i Manchester United bashkohet me Los Blancos.

Mesfushori i ‘Djajve të Kuq’ ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga Old Trafford, por megjithëse Kroos e njeh talentin e tij, lojtari i Real Madridit beson se ai mund të mbajë vendin e tij në formacion.

“Mund të flasim për shumë emra. Më pëlqen ky lojtar, por asgjë nuk ndryshon për mua”, tha mesfushori gjerman, siç u citua nga Metro.

”Unë do të vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjatë gjithë këtyre viteve, duke luftuar për vendin tim, duke luajtur mirë dhe kur jam në një nivel të mirë unë mendoj se nuk kam probleme”, deklaroi ai.

Toni Kroos dje mori vendim që të vazhdonte kontratën me Realin deri në vitin 2023, pavarësisht spekulimeve të shumta që ai do të largohet nga Bernabeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here