Një sulmues i ri në San Siro: Piatek do të ketë konkurencë?

Futbollisti portugez Andre Silva ka njoftuar largimin e tij nga Sevilla në fund të sezonit dhe ai pritet që të rikthehet te Milani.

Silva luajti një sezon mjaftë të mirë te Sevilla duke shënuar 9 gola në 27 ndeshje.

Portugezi ka njoftuar largimin e tij nëpërmjet Instagramit.

 

“Një tjetër sezon përfundoi, faleminderit Sevilla për pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Andre Silva në llogarinë e tij në Instagram.

Silva tani do të rikthehet te Milani dhe do të vendos për të ardhmen e tij. 23-vjeçari është i lidhur me një transferim në Premier League te Wolverhampton, por sipas informacioneve të fundit ai mund të qëndrojë në San Siro.

Agjenti i Silvas, Jorge Mendes do të takohet me Leonardon dhe do të vendosin për të ardhmen e tij.

Në rast se Silva qëndron te Milani, atëherë Piatek do të ketë konkurencë dhe kjo do të ishte mirë për Rosonerët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here