Përmbysje: Reali tërhiqet nga gara për Jovic, Barcelona nis sulmin

Luka Jovic është një nga objektivat e Real Madridit në merkaton e verës.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit pëlqehet shumë nga Zidane dhe klubi madrilen donte të bënte një sakrificë për të, por oferta e kërkuar nga gjermanët është një çmenduri!

“El Chiringito” bën me dije se “galaktikët” e kanë refuzuar ofertën e Frankfurtit për të mbërritur te 21-vjeçari. Ata i kanë kërkuar madrilenëve 100 milionë euro për të. Perez ka hedhur poshtë kërkesën e gjermanëve.

Barcelona është futur menjëherë në lojë për talentin e ri dhe mund të hapë bisedimet me Frankfurtin. Merkatoja do të jetë e çmendur deri në fund të verës, aty ku pritën shumë zhvillime. I sigurt është fakti që 21-vjeçari nuk do të qëndrojë më në Frankfurt!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here