Piatek ka një dëshirë të veçantë me Milanin

Sulmuesi polak shënoi në fitoren 2-0 të Rossonerëve ndaj Frosinones dhe shpresat për të përfunduar në top-katërshe janë ende lojë.

Skuadra e Gattusos mund të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, vetëm në një dështim të Interit dhe Atalantas në xhiron e fundit të Serie A.

”Ne besojmë në kualifikimin për Ligën e Kampionëve. Ishte e vështirë të mendoja se do të shënoja 30 gola në sezonin e parë që erdha nga Polonia”.

”Ishte e pamendueshme. Tani nuk po mendoj për të ardhmen time, unë jam i përqendruar vetëm në ndeshjen e ardhshme”.

”Unë shpresoj të luaj në Ligën e Kampionëve. Në këtë mënyrë, gjithçka do të jetë e përsosur”, deklaroi ai, duke konfirmuar qëndrimin në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here