Super lajm për Zidane, ylli i Realit vendos të qëndrojë në Bernabeu

Zinedine Zidane ka bindur mbrojtësin francez Raphael Varane të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin tjetër.

Lajmin e konfirmon e përditshmja “L’Equipe”, asipas së cilës lojtari ka vendosur të respektojë kontratën që ka me “los blancos”. Varane ka një kontratë deri në vitin 2022 me Real Madrid.

Varane nuk dukej shumë i lumtur në Madrid këtë sezon, duke u parë shpesh si një “shtesë” në mbrojtjen e skuadrës “merengues”, ku komandon kapiteni Sergio Ramos. Për këtë arsye, ishte përfolur se 26-vjeçari mund të largohej, ndërkohë që ofertat nuk i kanë munguar.

Gjithsesi, duket se gjihçka është mbyllur mirë dhe Varane do të luajë me Real edhe sezonin tjetër. Një lajm i mirë ky për trajnerin Zidane, që pak ditë më parë arriti të bindë edhe Toni Kross të qëndrojë, duke rinovuar kontratën me skuadrën “merengues”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here