Zbulohen dy largimet e para të Zidane te Reali

Real Madridi është duke u përgatitur që të bëjë një revolucion në skuadër, me dy lojtarë që priten të largohen për të krijuar hapësirë dhe një rritje të buxhetit.

Los Blancos përfunduan 19 pikë pas fituesit të La Ligas, Barcelonës, gjersa janë eliminuar herët nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit.

Zinedine Zidane u rikthye te Real Madridi duke gjetur një tollovi në skuadër, andaj po planifikon që të largojë disa lojtarë në këtë afat kalimtar veror.

Sipas Mundo Deportivo, trajneri francez do t’i largojë Marcos Llorenten dhe Sergio Reguilonin, të cilët nuk janë në planet e tij për sezonin e ri.

Zidane është takuar me të dy lojtarët, derisa u ka kumtuar lajmin se në verë duhet të gjejnë një skuadër të re. Strategu francez bëri me dije ditë më parë se ai do t’i bëjë disa ndryshime në skuadër, pasi ka marrë edhe mbështetjen e Florentino Perezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here