Agnelli këmbëngul për Guardiolën, por më pranë Juves duket Sarri

E ardhmja e stolit të Juventusit është ende mes një liste të gjatë emrash. Andrea Anjeli po shqyrton dhe shpreson të bëjë goditjen e duhur. Ëndrra e madhe quhet Pep Guardiola, por spanjolli është një operacion pothuajse i pamundur. Megjithatë çdo gjë mund të ndodh dhe Juventusi mund t’i ofronte atij një kontratë me vlerë 23 milionë euro në sezon për 4 vite. Prezenca e spanjollit në një hotel në Milano në ditët e fundit, ushqejnë fuqishëm ëndrrën e Anjelit.

andrea-anjeli

Nga ana tjetër, dyshja Paratiçi-Nedved, sipas asaj që raporton “Sportmediaset”,  janë gati për të sjellë Mauricio Sarrin, rivalin e bardhezinjve kur ai ishte në krye të Napolit. Megjithatë, trajneri i Çelsit mbetet ende plani B, kjo edhe për shkak të së kaluarës së tij napoletane. Madje Ka qenë Kielini ai që ka bërë sikur nuk ka kuptuar në intervistën e djeshme “Sarri në stolin e Juventusit? Kush? Saki”, u përgjigj kapiteni duke shmangur pyetjen. Deri tani është ëndrra, plani B, por edhe Simone Inzagi. Për trajneri i Lacios nevojitet sinjali i Lotitos. Sprinti ka nisur…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here