De Rossi në vend të parave zgjodhi historinë: Italiani do të transferohet te klubi legjendar!

Daniele de Rossi sipas të gjitha gjasave do të transferohet te gjiganti argjentinas Boca Juniors, raporton Fox Sports.

Fox Sports, shkruan se de Rossi ka filluar të kërkojë informacione nga ish bashkëlojtarët e tij Burdisso dhe Leandro Paredes.

Presidenti i Boca Juniors Daniel Angelici ka refuzuar ta demantojë transferimin e De Rossit në Argjentinë.

“Për përforcimet do të flasim në qershor dhe korrik. Do ta shohim se kush do të largohet dhe a do të kemi nevojë për të transferuar dikë. Tani jemi të fokusuar te ndeshja e rradhës”, ka thënë Angelici.

De Rossi të dielën do ta luajë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Romës në Olimpico, por  siç paralajmëroi edhe vetë, nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.

Përveç Argjentinës, oferta për De Rossin kishte edhe nga Amerika dhe Kina.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here