Tre gjigantë europian në garë për David Neres

Gjiganti holandez Ajax pritet të mbetet pa gjysmën e skuadrës në merkaton e verës.

Paraqitjet fantastike në Ligën e Kampionëve kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe ato nuk do të kursehen aspak për të transferuar lojtarët që shkëlqyen më së shumti.

Njëri nga lojtarët që shkëlqeu me Ajaxin në Ligën e Kampionëve, është 22-vjeçari David Neres. Braziliani ishte njëri nga lojtarët më meritorë për sukseset e Ajax dhe e ardhmja e tij nuk do të jetë në Holandë.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka kërkuar nga kryesia e klubit transferimin e Neres dhe së shpejti pritet që Jorganxhinjtë të dërgojnë ofertë zyrtare në adresë të Ajax.

Neres do ta ketë të vështirë të vendos se ku do ta vazhdojë të ardhmen e tij. Përveç Atleticos, interesim për Neres kanë shfaqur Juventus dhe PSG.

Ajax nuk do të vendos për të ardhmen e Neres. Ashtu si lojtarët e tjerë edhe braziliani do të jetë i lirë në zgjedhjen e tij.

Neres ka luajtur 50 ndeshje me Ajaxin këtë sezon dhe ka shënuar 12 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here