Varane: Ja ku do të luaj sezonin e ardhshëm

Real Madrid sezonin 2018/2019 në La Liga e ka përfunduar në vendin e tretë, me 68 pikë, duke e nisur sezonin me Julen Lopeteguai, për të vazhduar me Santiago Solarin dhe në fund me Zinedine Zidanen.

Skuadra që fitoi tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve, u eliminua herët edhe nga Evropa, duke pësuar nga Ajax.

“Unë do të mbetem këtu edhe vitin e ardhshëm. Jam i sigurt se do të riaktivizojmë emocionet e forta”, ka thënë Varane për ‘Marca’.

Varane është e pjesë Realit që nga viti 2011, ndërsa së fundi ka pasur spekulime se po kërkohet nga Juventus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here