Barcelona i vendos çmimin Umtitit, pritet reagimi i Arsenalit

Barcelona do të shesë mbrojtësin kampion bote, Samuel Umtiti.

Katalanasit mund ta lënë të lirë, pasi francezi nuk ka dhënë atë rendiment që pritej. Dëmtimet e kanë kushtëzuar, ndërsa tani ka humbur dhe vendin e titullarit kundrejt bashkëkombasit të tij, Lenglet.

Arsenali ka shfaqur interes për francezin duke parë problemet që ka hasur në qendër të mbrojtjes. “Topçinjtë” duan të rrëmbejnë në Londër futbollistin shtatlartë dhe katalanasit janë dakord.

Kampionët e Spanjës i kanë vendosur çmim Umtitit. Ata e lënë të lirë për 56 milionë euro shtatlartin. 25-vjeçari dëshiron dhe vetë të largohet nga Barcelona, pasi nuk po gjen hapësira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here