Interi merr vendimin për Keita Balde

I ardhur te Interi në fund të verës së kaluar, në huazim me të drejtë blerjeje nga Monacoja, Keita Balde duket se do të kthehet sërish në principatë, menjëherë sapo të përfundojë kampionati italian.

Kjo pasi senegalezi nuk i ka bindur zikaltrit që të shpenzojnë 30 milionë euro për kartonin e tij, duke qenë se shumicën e kohës ka qëndruar në stol, ndërsa në 29 takime të luajtura, ka gjetur vetëm 4 gola.

Sipas mediave italiane, klubi zikaltër ka njoftuar Monacon se nuk do të blejë kartonin e Keita, ndërsa tashmë francezët po mendojnë për një tjetër destinacion për senegalezin, duke qenë se nuk kanë ndërmend ta mbajnë as ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here