Këtë nuk e priste askush, kampioni i Francës trajneri i ri i Milanit!?

Milan do të luajë ndaj Spal me misionin për ta fituar atë ndeshje me çdo kushte dhe për të shpresuar tek një hap fals i Interit ose Atalantas, që të kualifikohen për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi pas kësaj fundjave drejtuesit e klubit kuqezi po përgatisin një plan për rindërtimin e skuadrës, teksa në dyshim është vënë prezenca e drejtorit sportiv, Leonardo dhe trajnerit Gennaro Gattuso.

Të dy parashikohet se do të largohen në fund të këtij sezoni dhe një sërë emrash përfliten si pasues të tyre.

Për të zënë vendin e Leonardos në listë është edhe emri i Igli Tares, mirëpo është një mision i vështirë për ta larguar shqiptarin nga Lazio, falë kontratës dhe marrëdhënies së ngushtë me presidentin Lotito.

Luis Campos i Lille është zgjidhja më e mirë për klubin, duke qenë se klub francez ka marrëdhënie të ngushtë me pronarët e Milanit. Bashkë me të parashikohet që të mbërrijë edhe një trajner i ri, ku në modë është rikthyer emri i Leonardo Jardim, sipas informacioneve të fundit nga “Corriere della Sera”.

Aktualisht trajner i Monaco, i rikthyer pas shkarkimit në fillim të sezonit, duket se për portugezin gjërat nuk shkojnë si më parë dhe mezi arriti të sigurojë mbijetesën në Ligue 1 këtë sezon.

Për këtë Jardim shikohet si një alternativë e duhur dhe e arritshme nga “Djalli”, edhe për faktin se ai është ndër ata trajnerë që mund të bëjë revolucion dhe fjala e tij ka peshë në dhomat e zhveshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here