Reagon më në fund Pochettino, zbulon skuadrën për sezonin e ri

Argjentinasi kishte lënë të kuptohet se finalja e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, mund të jetë ndeshja e fundit në stolin e Tottenham Hotspur.

Megjithatë, Pochettino i ka dhënë një lajm të mirë skuadrës së Tottenham, duke konfirmuar qëndrimin.

“Sot Tottenham, për mua, është klubi më i mirë në botë kur flasim për objektet”, ka deklaruar Pochettino për ‘TalkSport’.

“Ky terren i stërvitjeve dhe stadiumi i ri, i cili është më i miri në botë, nuk ka klub më të mirë”.

“Dhe është në Londër, nuk ka qytet më të mirë, është në Angli, është Premierliga, liga më e fortë dhe më interesante”.

“Ka akoma shumë punë për t’u bërë, por natyrisht që unë jam shumë i motivuar për të qëndruar dhe t’i sigurojë Tottenhamit atë që e meriton”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here