E kryer: Bayerni vazhdon traditën duke blerë lojtarë nga rivalët e tyre

Bayerni Munichut nga sezoni i ardhshëm do të ketë një përforcim të rëndësishëm.

Bavarezët edhe këtë vit arritën të shpallen kampionë në Bundesliga edhe pse nuk luajtën një sezon të shkëlqyeshëm.

Borussia Dortmund ishte konkurent mjaftë i fortë për titullin, por Milionerët nuk arritën që ta mbajnë formën e mirë deri në fund.

Bayerni njihet si klub që transferon lojtarë nga rivalët si Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen, Stuttgart etj dhe duket se kjo praktikë do të vazhdojë.

Në Allianz Arena sezonin e ardhshëm pritet të arrijë njëri nga lojtarët më të mirë në Bundesilga, Kai Havertz.

Julian Brandt arriti marrëveshje me Borussian dhe për këtë shkak largimi i Havertz këtë sezon do të ishte goditje e madhe për Leverkuseni dhe prandaj ai do t’i bashkohet Bavarezëve pas një viti.

Transferimin e Havertz te Bayerni e konfirmoi edhe drejtori i Bayer Leverkusen, Reiner Kelmund.

Havertz është vetëm 19 vjeç dhe cilësohet si e ardhmja e futbollit gjerman.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here