James Rodriguez drejt Anglisë, garë treshe për kolumbianin

Hames Rodriguez parashikohet si një nga transferimet më të nxehta në merkaton e ardhshme. Aktualisht jashtë planeve të Bajernit të Mynihut, pas transferimit në huazim nga Reali verën e 2017- ës, për 27-vjeçarin kanë nisur garën tri nga klubet kryesore të Premier Ligës: Liverpuli, Mançester Junajtid dhe Arsenali.

FUNDI I HUAZIMIT – Pavarësisht sukseseve në Gjermani, bavarezët nuk do i shlyejnë 37 milionë paundët dhe kolumbiani do rikthehet në Madrid në fund të sezonit. Ku megjithatë, nuk parashikohet të jetë pjesë e 11-shes titullare. Ndaj, menaxheri Zhorzh Mendesh ka nisur punën për t’i gjetur destinacionin e radhës. Përveç anglezeve, situata e fantazistit po ndiqet edhe nga Juventusi në Serinë A dhe PSG-ja në Ligën 1 franceze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here