Mercedes dominon edhe në Monaco, Hamilton pole-position, Bottas dhe Verstappen e ndjekin

Lewis Hamilton ka siguruar “pole position” në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Montekarlos.

Piloti anglez i Mercedes ka qenë fenomenal në tentativën e fundit, duke djegur me 86 të mijtat shokun e skuadrës, Valtteri Bottas. Koha e tretë më e mirë është vendosure nga Red Bull-i i Max Verstappen, i cili ka dalë para Ferrari-t të Sebastian Vettel.

ELIMINOHET LECLERC – Tjetër zhgënjim për Ferrai-n, sepse Charles Leclerc është përjashtuar nga kualifikueset e para për shkak të një vlerësimi të gabuar të kohës së vendosur nga piloti, i cili është pozicionuar i 16-ti.

Drejtuesit e “kokëkuqes” kanë vendosur ta mbajnë në bokse pilotin e ri, duke e menduar se e kishte siguruar kalimin në Q2, por në fund ka ardhur befasia. Ka qenë pikërisht Vettel, që rrezikonte gjithashtu eliminimin, ai që e ka përjashtuar nga 15 pilotët e kualifikuar për në Q2.

Gara do të zhvillohet nesër në orën 15:10.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here