Lajme të këqija për Chelsea: Kante lëndohet tre ditë para finales

Të mërkurën në Baku të Azerbejxhanit do të zhvillohet finalja e Europa League mes Arsenalit dhe Chelsea.

Mirëpo Blutë e Londrës kanë marrë një lajm të keq tre ditë para finales së madhe.

Njëri nga lojtarët kyç të Chelsea, NGolo Kante ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së djeshme dhe do të jetë në pikëpyetje për finalen.

Mediat angleze shkruajnë se Kante ka pësuar një lëndim në gjurin e tij, por nga klubi ende nuk kanë njoftuar  asgjë.

Francezi do të jetë në pikëpyetje dhe në rast se ai mungon kjo do të ishte një goditje e madhe për Chelsea.

Chelsea dhe Arsenali do të përballen për trofeun e tyre të vetëm këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here