Manchester United dhe Arsenal në garë për yllin e Atletico Madrid

Manchester United dhe Arsenali janë vënë mbrapa mesfushorit Thomas Partey.

Sipas mediumit anglez “Daily Star”, dy klubet janë të gatshme të paguajnë 43.5 milionë funta, për të liruar nga klauzola mesfushorin e Atletico Madridit.

Menaxheri i tij Daniel Jimenez ka deklaruar se këtë verë pritet të ketë zhvillime sa i perkët të ardhmes së Parteyt.

Interesim për Partey ka shfaqur edhe Interi, madje është raportuar se Conte e dëshiron atë me çdo kusht në skuadrën e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here