Son-Heung Min zbulon arsyen se përse nuk do të martohet përderisa është futbollist

Nuk është rastësi që Son Heung Min është etabluar si njëri nga lojtarët kyç te Tottenham që nga ardhja e tij në klub në vitin 2015.

Puna dhe përkushtimi e kanë shëndrruar atë njërin nga lojtarët më të mirë në Premier League.

Son është njëri nga meritorët për kualifikimin e Tottenham në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit.

Por a e dini se koreani nuk do të martohet deri në përfundimin e karrierës si futbollist.

Në një intervistë për The Guardian, Son ka zbuluar se si babai i tij i ka thënë se kur martohesh në rradhë të parë vjen familja dhe pastaj futbolli.

“Babai im ma thotë këtë dhe unë pajtohem me të.”

“Kur martohesh në rradhë të parë vjen gruaja, fëmijët, familja dhe pastaj futbolli. Dua që të sigurohem se përderisa do të luaj në nivele të larta, futbolli të jetë për mua në rradhë të parë. Askush nuk e di se për sa kohë mund të luash në nivele të larta.” 

“Kur fillon rënia e formës kah mosha 33, 34 vjeçare, atëherë mund të martohesh dhe të kesh një jetë të lumtur”, ka thënë Son

Son përveç paraqitjeve në fushë, njihet edhe për personalitetin e tij të mirë dhe për momentin është më i dëshiruari te fansat e Tottenham.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here