Zyrtare: Mërgim Vojvoda transferohet te Standard Liege

Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Mërgim Vojvoda është bërë me skuadër të re pasi është prezantuar tek gjiganti belg, Standard Liege.

Drenicasi u transferua nga Excel Mouscroun, tek të cilët luajti viteve të fundit, me shumë sukses.

Ai zhvilloi 29 ndeshje, ku shënoi një herë dhe asistoi një herë.

Vojvoda ka pasur paraqitje të mia edhe te Kosova dhe kjo ka bërë të bie në sy të Standardit.

Lojtari kërkohej edhe nga klube tjera belge dhe jashtë Belgjikës, por vendosi për Standardin.

Klubi i Standardit është ndër më të mëdhenjtë në Belgjik, ku ka 10 tituj kampioni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here