Edy Reja rrëzohet në pres konferencën për shtyp (VIDEO)

Edy Reja, trajneri i kombëtares shqiptare, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për shtyp.

Trajneri italian ka zbardhur listën e lojtarëve që ka ftuar për dy ndeshjet e radhës së kuqezinjve në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Shqipëria do të jetë mysafir i Islandës më 8 qershor, ndërsa tri ditë më votë do ta mirëpret kombëtaren e Moldavisë.

Por, pas përfundimit të konferencës për shtyp trajneri 73-vjeçar mori thua dhe u rrëzua në dysheme, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime.

Ndryshe, në listën e strategut është përfshirë edhe Kristi Qose, ndërsa nga lëndimi është rikthyer edhe Odise Roshi.

Tomas Strakosha nuk do të jetë pjesë si pasojë dëmtimi, ndërsa vendin e tij do ta marrë portieri i Laçit, Gentian Selmani.

https://www.facebook.com/albania.teamm/videos/2493769570635556/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here