Gattuso u largua nga Milani, por jo nga Serie A – dy klube në garë për Rinon

Sot ka qenë një ditë e mbushur emocionalisht për Gennaro Gattuson, ish-trajnerin e Milanit, pasi nga tani nuk është më trajner i kuqezinjve, duke u larguar pas 18 muajsh. 

Por, nëse ka hequr dorë nga rroga e tij për dy vite (thuajse 11 mln euro), e ardhmja mund të flasë sërish… italisht.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, Sampdoria dhe Lazio janë duke menduar për Gattuson për në pankinë.

Si Giampaolo, ashtu edhe Inzaghi ende nuk kanë vendosur të ardhmen e tyre dhe po bisedojnë me presidentët.

Pikërisht Inzaghi mund të shkojë te Milani, edhe pse në pole position është Jardim, trajneri i Monacos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here