Klopp jep lajmin e mirë: Firminho i gatshëm për finalen

Roberto Firmin është i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit, por në dilemë mbetet lojtari tjetër i Liverpoolit, Naby Keita.

Sulmuesi brazilian kishte pësuar lëndim që në ndeshjen e parë që Barcelona e fitoi 3-0 ndaj Liverpoolit më 1 maj në Camp Nou, por që duket se ka arritur të rikuperohet me kohë.

27-vjeçari nuk ishte inkuadruar në ndeshjen e dytë, por që e shikoi momentin kur zëvendësuesi i tij Divock Origi e përmbysi rezultatin në 4-0.

Mediat kanë arritur t’i kapin disa momente kur Firmino ishte duke u stërvitur me bashkëlojtarët e tij, ndërsa Jurgen Klopp ka bërë të ditur se ai është i gatshëm.

“Bobby është stërvitur, ishte pjesë e stërvitjeve edhe në javën e kaluar. Çdo gjë është mirë, ai ka stërvitur edhe sot me ne”, ka thënë trajneri gjerman.

“Ai do të jetë në stërvitje edhe nesër. Çfarë kemi parë deri më tani është që ai është mirë, Ai do të jetë mirë, jam i sigurt”, ka shtuar më tej Klopp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here