Trajneri i njohur nuk e përjashton mundësinë që ta drejtojë Barcelonën

Trajneri i kombëtares holandeze Ronald Koeman, gjatë një konference për shtyp të zhvilluar sot në prag të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, ka deklaruar se ekziston mundësia që ai të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës.

Ai nuk e hedh poshtë idenë që të drejtojë skuadrën ku më parë ka luajtur si futbollist (192 ndeshje dhe 67 gola për ish-mbrojtësin).

I pyetur nëse jep garanci se do të qëndrojë në stolin e Holandës për një kohë të gjatë, Koeman tha: “Mund të ishte një përgjigje e lehtë, por nuk e besoj”. Deklaratë që lë të mendosh se Koeman mund të lërë në mes punën në krye të Holandës, për të drejtuar skuadrën “blaugrana” sezonin tjetër.

Ronald Koeman, 56 vjeç, është një trajner me përvojë, pasi ka drejtuar shumë skuadra në karrierën e tij. Madje ai ka qenë asistent.trajner i Barcelonës në vitet 1998-2000 (trajner i parë asokohe ishte Louis Van Gaal). Në vitin 1992, ai shënoi golin e fitores me fanellën e Barcelonës në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Sampdoria (1-0 pas kohës shtesë).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here