Xavi e fillon karrierën e tij si trajner, stërvitjen e parë në Barcelonë

Xavi Hernandez ka firmosur kontratë si trajner për dy vitet e ardhshme me klubin e Al Sadd në Katar, aty ku luajti 4 sezonet e fundit si futbollist, para se të tërhiqej në fund të këtij sezoni.

Klubi nga Lindja e Mesme bëri me dije se skuadra do të zhvendoset në Girona nga data 14-29 qershor, aty ku do të zhvillojnë përgatitore dhe në javën e tyre të parë në Barcelonë do të ndjekin nga afër seancat stërvitore të skuadrës katalanase, për të kuptuar më shumë rreth futbollit të tyre dhe profesionalizmit në klubin spanjoll.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here