Agnelli fotografohet gjatë bisedimeve për trajnerin e ri (FOTO)

Juventusi është pa trajner pasiqë Massimiliano Allegri vendosi sëbashku me kryesinë të ndërpresin bashkëpunimin. 

Allegri për pesë sezone në Torino arriti që të fitojë 5 herë Scudetton dhe luajti dy finale në Ligën e Kampionëve.

Shumë emra janë përmendur për stolin e Juventusit, por së fundmi favorit konsiderohet Maurizio Sarri.

Menaxheri i Chelsea nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e tij para finales së Europa League, mirëpo fotoja që vjen nga Bakuja dëshmon se mes palëve po ndodh diçka.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli është fotografuar në hotelin ku po qëndrojnë futbollistët e Chelsea duke biseduar me agjentin e njohur shqiptar Fali Ramadani, i cili raportohet se do të jetë ndërmjetësues.

 

Raportohet se Sarri do ta marrë drejtimin e Juventusit sezonin e ardhshëm dhe se marrëveshja do të zyrtarizohet pas ndeshjes së sontme.

Italiani i mahniti të gjithë gjatë kohës te Empoli dhe pastaj me Napolin. Sarri u transferua te Chelsea sezonin e kaluar, por duket se aventura e tij në Stamford Bridge do të marrë fund pas një viti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here