Calciomercato: Gattuso ka arritur marrëveshje me klubin e ri

Gennaro Gattuso gjatë ditës së djeshme e konfirmoi largimin e tij nga Milani pas 18 muajve në San Siro si trajner.

Gattuso nuk arriti që të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Menjëherë pas dështimit Gattuso njoftoi tërheqjen nga posti i trajnerit të Milanit duke bërë të ditur se nuk mund ta përballojë presionin e lartë. Gattuso gjithashtu hoqi dorë edhe nga paratë që ishin të parashikuara ti fitonte me kontratë dhe deklaroi se lidhja e tij me Milanin nuk ka qenë asnjëherë për para.

Rino ishte trajner i Milanit për 18 muaj, ndërsa zbuloi se që nga ardhja e tij në San Siro nuk ka fjetur gjumë të mirë nga presioni i madh. Përndryshe Gattuso me Milanin kishte kontratë edhe për dy vite të tjera.

Megjithatë Gattuso duket se nuk e ka ndërmend të pushojë dhe mediat italiane kanë zbuluar klubin e tij të ri.

Siç raporton Calciomercato, Gattuso ka arritur marrëveshje me Sampdorian. Gattuso pritet ta marrë drejtimin e skuadrës për tre vitet e ardhshme dhe se zyrtarizimi do të bëhet ditëve në vijim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here