Derbi i Manchesterit në merkato: City dhe United në garë për mbrojtësin e njohur

Manchester United dhe Manchester City do të nisin një betejë të fortë këtë verë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të kombëtares angleze Harry Maguire.

Lojtari aktualisht është i grumbulluar me ekipin kombëtar në ndeshjet e Nations League, por në qershor ai do të jetë një nga objektivat kryesorë të merkatos së dy ekipeve të Manchester. Një derbi ku do të fitojë ekipi që ofron më shumë garanci për lojtarin dhe më shumë parà për Leicester, skuadrën e Maguire.

“Tani për tani jam i fokusuar te kombëtarja. Kur vesh këtë fanellë asgjë tjetër nuk ka rëndësi për mua. Mendoj se kemi shansin të fitojmë trofeun e Nations League. Për të ardhmen time do të flasim më vonë, nuk dua që në mendjen time të kalojnë gjëra të tjera që mund të më shqetësojnë në prag të këtij eventi”, tha Maguire.

Sipas “Daily Mail”, skuadra kampione e Manchester City duket favorite, duke qenë se luan në Champions League. Te “citizens” janë duke bërë një revolucion në mbrojtje, me disa lojtarë që do të largohen, ndaj Maguire mund të jetë titullari i ri i skuadrës. Gjithsesi, Leicester ka deklaruar se nuk do ta lërë të lirë lojtarin nëse oferta do të jetë nën 60 milionë stërlina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here