Milani dëshiron rikthimin e legjendës si drejtor sportiv

Leonardo dha dorëheqjen si drejtor sportiv të martën, të njëjtën ditë kur trajneri Gennaro Gattuso dha dorëheqjen nga klubi i Serie A.

Gattuso e kishte konfirmuar largimin e tij më herët dje, duke thënë se po largohet pavarësisht se i kanë mbetur dy vite në kontratën e tij, ndërsa Leonardo kishte qenë në rolin e tij vetëm për një sezon.

“Idea, talenti dhe bazë solide, ne do ta sjellim Milanin përsëri në krye”, tha Gazidis në një fragment nga intervista e tij me Gazzetta dello Sport që do të publikohet më vonë sot.

”Dhe e dua Maldini si drejtor sportiv”.

Maldini – që numëron paraqitjen rekord me Rossonerët me 902 ndeshje përgjatë 24 viteve – u tërhoq në vitin 2009 dhe hodhi poshtë një ofertë nga klubi në vitin 2016 për t’u bërë pjesë e stafit, përpara se të merrte një rol nën pronarët e Menaxhmentit Elliot në muajin gusht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here