Përderisa të gjithë po e presin Hazard, Reali arrin marrëveshje me një tjetër yll

Reali Madridit është pranë kompletimit të përforcimit të dytë për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Lyon, Ferland Mendy.

Pas marrëveshjes me Eder Miliaton disa muaj më parë, Reali pritet ta transferojë edhe Mendyn, të cilin Zidane e dëshiron shumë në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

Marca shkruan se përfaqësuesit e Realit dhe Lyonit kanë zhvilluar një takim dhe palët kanë dalur të kënaqura nga takimi dhe ditëve në vijim pritet zyrtarizimi i marrëveshjes.

Lyon fillimisht kërkoi 55 milionë euro për lirimin e Mendy, por mediat spanjolle shkruajnë se transferimi do të realizohet për shifrën e 40 miliona eurove.

Ndërkohë e përditshmja tjetër spanjolle AS, e cila njihet për afërsinë me klubin madrilen, shkruan se prezantimi i Eden Hazard do të bëhet ditën e hënë dhe Mbretërit për transferimin e tij do të paguajnë 115 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here