Fabregas kritikon Ozilin, ka një mesazh për të

Mesfushori nuk pati një paraqitje të mirë në humbjen 4:1 të Arsenalit nga Chelsea në finale të Ligës së Evropës.

Fabregas që në të kaluarën ka veshur fanellat e Arsenal dhe Chelsea, ka kritikuar Ozil, duke thënë se gjermani ka nevojë për lojtarë të mëdhenj, për të pasur paraqitje të mira.

“Ndonjëherë mendoj se e keni atë brenda (të qenit lider), ose nuk e keni”, ka deklaruar Fabregas.

“Kur ai ishte te Real Madrid ishte i rrethuar me lojtarët të klasit të lartë, me lojtarë të klasit të lartë dhe një nga më të mirët në historinë e këtij sporti, Cristiano Ronaldo”.

“Unë nuk dua t’ia humb meritat Mesutit, ai ka luajtur futboll në nivel të lartë atje, por sapo të largohesh pak, sepse ne të gjithë mund të pajtohemi se Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich janë top 3, duhet të tregoni veten pak më shumë, sepse ju nuk e keni të njëjtën cilësi përreth jush”.

“Klubi ju blen për t’u bërë lider përreth klubit”.

“Unë nuk stërvitem me të çdo ditë, por unë nuk mendoj se ai e ka atë që të jetë një lider”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here