Lamtumirë Liverpool, Shaqiri bëhet me skuadër të re

Pas një edicioni të plot te Liverpool, Xherdan Shaqiri është rrugës për të ndërruar skuadër.

27 vjeçari në verën e kaluar nga Stoke City ishte transferuar te Liverpool, dhe në edicionin e parë në ‘Anfield Road’ ka shënuar gjashtë gola.

Dhe “Daily Post” shkruan se West Hami ka filluar të interesohet për Xherdan Shaqirin.

West Ham janë të gatshëm të ofrojnë deri në 25 milionë euro për Shaqirin.

Por, për t’u vendosur për të ardhmen e Shaqirit duhet të pritet përfundimi i finales së Ligës së Kampionëve, ku Liverpool më 1 qershor takohet me Tottenham.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here