Conte dëshiron yllin e Romës, Marotta nis sulmin

Antonio Conte është trajneri i ri i Interit, ku do ta drejtoj gjigantin italian në edicionin e ardhshëm.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit do të synojë ta bëjë Interin një skuadër konkurruese për të fituar trofe në Itali dhe në Evropë.

Mediat italiane kanë raportuar se dëshira e parë e Contes te Interi është mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini.

23-vjeçari ka një klauzolë largimi prej vetëm 30 milionë euro dhe Roma po punon për rinovimin e kontratës që t’ia heqë klauzolën.

Inter është gati ta paguajë klauzolën e tij, por nuk do të jetë e lehtë ta bindin lojtarin që shihet si pasardhës i Daniele De Rossit.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe Manchester United dhe kampioni në fuqi i Italisë, Juventus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here