Gjermania mbetet pa trajner, Low përfundon në spital

Kombëtarja gjermane futbollit do të jetë pa trajnerin Joachim Lowin në dy ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Eksperti gjerman ka përjetoi një lëndim të çuditshëm, me ç’rast ka përfunduar në një spital të Berlinit.

Fituesi i Kupës së Botës ka “arterie të konturuar”, sipas Federatës së Futbollit të Gjermanisë dhe është duke marrë tretman mjekësor.

“Marcus Sorg, Andy Kopke dhe Oliver Bierhoff kanë një eksperiencë shumëvjeçare dhe do ta kapërcejnë këtë pushim të shkurtër. Unë jam duke u ndjerë mirë, por duhet të pushoj për katër javët e ardhshme. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me një trajner profesional”, tha strategu.

Theksojmë se “Pancerat” do të luajnë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Bjellorusisë (8 qershor) dhe tri ditë më vonë kundër Estonisë.

Ndryshe, Gjermania zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit C, ku lider është Irlanda Veriore me gjashtë pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here