Kthesë e papritur në çështjen Barcelona – Griezmann: Francezi drejt ‘Camp Nou’

Që kur ka bërë të ditur se do të largohet nga Atletico Madrid, Griezmann është në qendër të vëmendjes në mediet spanjolle.

Destinacioni më i mundshëm për të shihej skuadra e Barcelonës, deri sa nuk filluan shkrimet se lojtarët e skuadrës katalane nuk e duan francezin.

Por, së fundmi, gjërat po marrin një tjetër kthesë. ‘Mundo Deportivo’ raporton se Barca do të lëviz për Griezmann.

Katalanët do të bëjnë hapat e tyre drejt  Griezmann pas 1 qershorit, kur klauzola e tij të pësojë rënie në 120 milionë euro.

Udhëheqësit e klubit janë të bindur se lojtari do të ndihmojë shumë në objektivat e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here