Manchester United nis sulmin, 80 milionë euro për yllin portugez!

Merkatoja ka nisur në Angli dhe klubet “top” po bëjnë gati lëvizjet e bujshme.

Skuadra e Manchester United duhet të përforcohet, pasi sezonin e ardhshëm duan të jenë në krye të klasifikimit. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar klubit të blejë mesfushorin e Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandes.

24-vjeçari është dhe një dëshirë e Manchester City-t, por oferta e “Djajve” pritet të gozhdojë në vend kampionët e Anglisë. United është gati të paguajë 80 milionë euro për portugezin. Derbi i parë i merkatos së verës pritet të fitohet nga skuadra e kuqe.

Mesfushori ka zhvilluar një sezon të çmendur, pasi ka shënuar 20 gola në 33 ndeshje në kampionat, pa harruar 3 në Kupë dhe 3 në Europa League. Shifra impresionuese për një mesfushor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here