Wanda e përsërit: Icardi dëshiron qëndrimin tek Inter

Nara ka përsëritur se Icardi dëshiron qëndrimin tek Inter për të paktën edhe një tjetër sezon.

Spekulimet për të ardhmen e argjentinasit nuk kanë të ndalur, e sidomos pas ardhjes së Conte, flitet se lojtari mund të zëvendësohet nga Romelu Lukaku.

Gjithsesi, për’ TyC Sport’, Wanda ka konfirmuar edhe një herë dëshirën e sulmuesit të Inter.

“Synimi i tij është të qëndrojë me Interin, të paktën edhe për një sezon” ka thënë Nara.

Argjentinasi ka shënuar 17 gola me Inter sezonin që kemi lënë pas, por kampanja e tij ishte e ngarkuar me probleme jashtë fushës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here