Cancelo largohet nga Juve, zëvendësohet nga ylli i Tottenham?

Raportime të shumta nga mediet italiane insistojnë se Juve janë të gatshëm të shesin Joao Cancelon dhe Mario Mandzukicin, për tu fokusuar në transferimin e yllit të Tottenham, Kieran Trippier.

Sipas ngjarjeve të fundit, Maurizio Sarri me shumë gjasë do të jetë trajneri që do të marrë drejtimin e Juventus, dhe në rast se kjo do të ndodhte, pikërisht Cancelo e Mandzukic do të largoheshin.

‘Sky Sport Italia’ dhe ‘Gazzetta dello Sport’ shkruajnë se Sarri është i pakënaqur me Cancelo dhe do të ishte i lumtur ta shiste atë.

Të interesuara për shërbimet e portugezit janë Manchester City dhe Manchester United, të cilat do të ofronin deri në 60 milionë euro për lojtarin.

Me një skenar të ngjashëm, thuhet se Juve do të bënte ofertë për Trippier, i cili thuhet se pëlqehet shumë nga Sarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here