Grezda largohet nga grumbullimi, Reja merr lojtarin e Partizanit

Tjetër humbje e madhe për kombëtaren shqiptare për dy sfidat e rradhës kualifikuese ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Federata Shqiptare e Futbollit me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë me dije se sulmuesi anësor Eros Grezda është larguar nga grumbullimi i kuqezinjëve për arsye personale dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy takimet e rradhës.

FSHF njofton gjithashtu se trajneri Edy Reja ka ftuar në kombëtare, lojtarin e Partizanit Lorenc Trashi për të zëvendësuar pikërisht Eros Grezdën, mungesa e të cilit i shtohet atyre të Thomas Strakoshës, Berat Gjimshitit, Ledian Memushajt dhe Egzon Binakut, me këta dy të fundit që u larguan vetëm të premten nga grumbullimi i përfaqësueses shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here