Maldini vendos për trajnerin e ri të Milanit, zbulohet kandidati kryesorë për stolin!

Ditë pas dite, Milani i ri po fillon të marrë formë.

Megjithatë, ka ende shumë re mbi të ardhmen e kuqezinjve. Pas revolucionit të strukturave drejtuese, klubi pret tani vetëm një përgjigje nga Paolo Maldini. Propozimi për t’u bërë drejtor teknik është në tryezën e ish-kapitenit legjendë. Paolo Maldini duket i prirur të thotë “po” dhe që nga ai moment, do të peshojë shumë zgjedhje të klubit.

E para do të jetë ajo e trajnerit të ri. Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, një nga arsyet që do ta bindte ish-kapitenin për të pranuar rolin e drejtorit teknik ka të bëjë me miratimin nga ana e klubit e kandidaturës së Marco Giampaolo për trajner. Maldini ka pasur tashmë një shkëmbim pikëpamjesh me ish-trajnerin e Sampdorias. Mbrëmjen e së premtes, edhe pse jo zyrtarisht, Marco Giampaolo dhe Sampdoria u ndanë.

Trajneri do ta vazhdojë karrierën e tij diku tjetër, në të vërtetë shpreson në Milano. Pra, Giampaolo duket se e ka fituar konkurrencën me Simone Inzaghi, në këndvështrimin e Maldinit. Trajneri i Lazio, gjithashtu, nuk mund ta hedhë poshtë marrëdhënien me Lotito, ndaj të cilit është i detyruar, jo vetëm se ka kontratë edhe për një vit tjetër. De Zerbi duket më i larguar, edhe pse bind si trajner, por mëkaton në kapitullin “përvojë”.

Hapat e rinj të Milanit janë si vijon: pritja e përgjigjes së Maldinit, që do të vijë të hënën, pastaj zgjedhja e trajnerit, që do t’i besohet drejtorit të ri. Nëse Maldini thotë “po”, Giampaolo ka një avantazh të konsiderueshëm për stolin kuqezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here