Nuk priti shumë: Spalletti ka gjetur skuadrën e re, mbetet në Serie A!

Interi mbetet vetëm në të kaluarën për Luciano Spallettin.

Pas dy sezoneve në stolin e neroaxurëve, Spalletti është shkarkuar nga Interi.

Interi zyrtarizoi Antoni Conten si pasuesin e Spallettit, ndërsa ky i fundit nuk e ka ndërmend të qëndrojë pa angazhman.

Siç raporton Tuttomercato, Spalletti sezonin e ardhshëm do ta drejtojë Romën.

Edhe pse Sinisa Mihajlovic pritej që ta merrte drejtimin e romakëve, kryesia e Romës ka vendosur të të ndëgjojë zërin e tifozëve të cilët janë kundër emërimit të strategut serb.

Ish futbollisti i Lazios, ndërsa tani analist në emisione sportive Vincenzo D’Amico nuk ka dilema se Spalletti do ta marrë drejtimin e Romës.

“Spalletti do të rikthehet në Romë. Nuk kam dilema. Problemet për shkak të cilave ai u largua nga Roma janë një e kaluar dhe ai do të jetë trajneri i ri i romakëve”, ka thënë D’Amico.

Spalletti e ka drejtuar Romën dy herë, nga viti 2005 deri në vitin 2009 dhe në sezonin 2016/17.

Me Romën Spalletti ka fituar dy herë Kupën e Italisë dhe një Superkupë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here