Pirlo: Frenkie de Jong ma kujton vetën

Pirlo ka vlerësuar lart holandezin e ri, duke thënë se shpeshherë loja e tij ja kujton vetveten italianit.

22 vjeçari ka shijuar një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Ajax, duke fituar ligën holandeze, Kupën e Holandës, si dhe duke arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Për momentin, sipas meje, Frenki de Jong është më i miri” ka thënë Pirlo për ‘Dailymail’.

“Ai ka teknikën, personalitetin dhe gjithçka për të luajtur në këtë pozicion” ka thënë tutje italiani.

“Është vizioni. Ai e di fushën dhe lëvizjet e lojtarëve të tjerë. Ai është lojtar i mirë” ishte përgjigja e Pirlos kur u pyet se çfarë i kujton vetën nga De Jong.

Frenkie de Jong do të mbroj ngjyrat e skuadrës së Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, pasi gjatë janarit kishte arritur marrëveshje me ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here