Tottenham-Liverpool, formacionet e mundshme të finales, një yll humbet përballjen

Tottenham dhe Liverpool do të përballen në “Wanda Metropolitana” të Atletico Madridit për finalen e Champions League, në orën 21:00.

Mauricio Pochettino e ka ideuar formacionin e 11 titullarëve, që do të hedhë në fushë kundër Liverpool këtë mbrëmje, teksa nuk pritet që të ketë ndonjë surprizë, por lajmi i hidhur është që Harry Kane nuk është gati të luajë si titullar. Prandaj, nga minuta e parë në majë të sulmit do të luajë Heung-Min Son.

Formacioni i mundshëm i Tottenham: (4-2-3-1): Lloris; Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Winks, Sissoko; Lucas Moura, Eriksen, Alli; Son. Trajner Pochettino.

Për këtë ndeshje trajneri Jurgen Klopp do të vuajë mungesën e Naby Keita, i cili mbeti jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar, për shkak dëmtimi. Gjithsesi trajneri gjerman i gëzohet faktit se sulmuesi Roberto Firmino është 100% i gatshëm për të luajtur dhe sipas informacioneve braziliani do ta nisë titullar.

Formacioni i mundshëm i Liverpool: (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mané. Trajner Klopp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here