Xabi Alonso braktis Realin dhe rikthehet te Real Sociedad

Duke filluar nga ky sezon dhe për dy vitet në vijim Xabi Alonso do të jetë trajner i ekipit B të Real Sociedad, skuadër ku hodhi hapat e parë të karrierës.

37-vjeçari u tërhoq nga futbolli në vitin 2017, kur ishte pjesë e Bayern Munich dhe u kthye tek Real Madridi si trajner, duke marrë drejtimin e skuadrave të moshave.

Tani spanjolli largohet nga klubi madrilen për të marrë drejtimin e ekipit B të Sociedadit, me shpresën për të arritur skuadrën e parë dhe më pas suksesin drejt klubeve të mëdha, tashmë në rolin e trajnerit.

“Marca” ka bërë me dije se prezantimi do të bëhet brenda pak ditëve, teksa trajneri aktual Aitor Zulaika po bën mbylljen e të dhënave të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here