Zbulohet arsyeja se përse Gattuso refuzoi ofertën e Tottit për tu bërë trajner i Romës

Pas largimit nga Milani, Gennaro Gattuso ka marrë dy oferta për të vazhduar punën e tij si trajner.

Menjëherë pas largimit nga Milanu u raportuar se Gattuso nuk do të largohet nga Serie A dhe se ka marrë oferta nga Sampdoria dhe Roma.

Pas shkarkimit të Claudio Ranierit, Roma është në kërkim të një trajneri të ri dhe Gattuso ishte njëri nga kandidatët kryesorë për tu ulur në stolin e romakëve. U raportua se Francesco Totti ka kontaktuar Gattuson për tu bërë trajner i Romës, mirëpo ky i fundit e ka refuzuar ofertën.

Gattuso ka refuzuar ta marrë drejtimin e Romës, pasiqë nuk është i gatshëm të punojë në një tjetër projekt stresues siç ishte te Milani.

Roma ka pritshmëri të larta dhe Rino nuk ndjehet i gatshëm për momentin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here