Bernardeschi zbulon trajnerin e duhur për Juventusin

Federico Bernardeschi e mirëpret Maurizio Sarri-n si kandidatin kryesor për t’u ulur në stolin e Juventus. 

Italia do të luajë ndaj Greqisë dhe Bosnjes në kualifikueset e Euro 2020, pasi ka fituar dy ndeshjet e para ndaj Finlandës dhe Liechtenstein.

“Kemi një grup të jashtëzakonshëm me shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar. Trajneri Mancini ka punuar shumë për të krijuar një skuadër të fortë.”

Juventus vazhdon të mbetet pa trajner pas largimit të Max Allegri-t, por kërkimet për pasardhësin e tij janë fokusuar te Sarri, ndërsa dy opsionet e tjera Pochettino dhe Guardiola janë më të vështirë.

“Allegri duhet të përgëzohet për punën që ka bërë sepse nuk është e lehtë të fitosh aq shumë,” vijon Bernardeschi në konferencën për shtyp.

“Nuk dua të komentoj mbi trajnerin e ardhshëm, pasi klubi ka drejtues të shkëlqyer që dinë çfarë bëjnë, kështu që kushdo të vijë do të jetë gati.

Si lojtar, mund të them vetëm se Sarri do të ishte i duhuri për ne, por nuk e di nëse do të jetë trajneri ynë apo jo.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here