Bombë nga Italia: Sarri merr me vete te Juventusi dy lojtarët e Chelsea

Maurizio Sarri ka vendosur që ti marrë me vete dy lojtarët e Chelsea te Juventusi.

60-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Chelsea pas 10 muajve turbulent në Stamford Bridge.

Edhe pse Blutë e Londrës luajtën një sezon me ulje dhe ngritje, Sarri arriti që ta fitojë Europa League.

Siç raportojnë mediat angleze, Sarri ka njoftuar kryesinë e Chelsea se dëshiron të largohet.

Ish trajneri i Napolit ka filluar bisedimet me Juventusin dhe i ka njoftuar Biankonerët për dy lojtarët që i dëshiron në skuadër.

Siç shkruan Tuttosport, Sarri dëshiron me vete të marrë Emerson Palmierin dhe Gonzalo Higuain.

Higuain është ende lojtarë i Juventusit, mirëpo Paratici e kishte futur atë në listën e lojtarëve për shitje.

Mbetet ta shohim se a do të ndryshojnë gjërat me ardhjen e Sarrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here