Chiellini ndez spekulimet për transferimin e Icardit te Juventusi

TURIN, ITALY - DECEMBER 07: Giorgio Chiellini of Juventus competes for the ball with Mauro Icardi of FC Internazionale during the Serie A match between Juventus and FC Internazionale at Allianz Stadium on December 7, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino - Juventus/Juventus FC via Getty Images)

Mauro Icardi është përsëri në qendër të vëmendjes, pasiqë merkatoja e verës po afron.

E ardhmja e argjentinasit te Interi është e paqartë, ndërsa klubi më i interesuar për të mbetet Juventusi.

Mbrojtësi i Juventusit Giorgio Chiellini ka ndezur spekulimet për transferimin e Icardit te Juventusi duke deklaruar se argjentinasi është njëri nga sulmuesit më të mirë që ai është përballur.

Gazetta dello Sport raporton se Chiellini ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Icardit te Juventusi. Chiellini beson se problemet e Icardit jashtë fushës nuk do të ndikojnë në performancën e tij dhe ka kërkuar nga kryesia transferimin e argjentinasit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here